Tragjedia në “Rrugën C”, Policia gjen një veturë të djegur
Lajme
Gazeta Express
14/06/2023 22:07
Në “Rrugën C”, në Prishtinë ka pasur të shtëna arme, ku
një person ka mbetur pa shenja jete.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin
e Prishtinës, ka treguar për Gazetën Express që është gjetur një veturë e
djegur.
E kjo veturë dyshohet që është e personave të implikuar në
këtë rast.
”Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë ai. /Gazeta Express