Tragjedia në Qerret/ Rusët do kryejnë autopsinë e dytë kufomave - Gazeta Express
string(62) "tragjedia-ne-qerret-ruset-do-kryejne-autopsine-e-dyte-kufomave"

Tragjedia në Qerret/ Rusët do kryejnë autopsinë e dytë kufomave

Shqiperi

Gazeta Express

19/10/2021 17:57

Misteri i vdekjes së katër turistëve rusë në Shqipëri vijon të jetë akoma pa një përgjigje. Trupat e viktimave i janë nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore në Shqipëri, për të mësuar edhe shkakun e vdekjes së tyre.

Por duket se kjo procedurë nuk do të jetë e fundit. Pasi mjekët shqiptarë të përfundojnë punë, trupat e tyre janë tërhequr nga djali i njërit prej çifteve, do t’i nënshtrohen dhe një ekspertize tjetër mjeko ligjore në Rusi.

Lexo Edhe:

Ndërkohë që në hotel, hetuesit janë kthyer për të parë detaje që ndoshta herën e parë nuk i kanë kushtuar vëmendjen, si përshembull materialet e dezinfektimit, pasi nuk përjashtohet edhe pista e asfiksisë nga produktet e përdorura për pishinën dimërore.