string(113) "tragjedia-ne-prishtine-momenti-kur-largohet-trupi-i-34-vjecarit-i-cili-mbeti-i-vdekur-ne-nje-ndertese-ne-rrugen-b"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 18:22

Tragjedia në Prishtinë – Momenti kur largohet trupi i 34-vjeçarit i cili mbeti i vdekur në një ndërtesë në rrugën “B”

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 18:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku, një 34-vjeçar ka  vdekur dhe një grua është lënduar nga mjeti i mprehtë.

Ekonomia Online ka ndarë edhe pamjet nga momenti kur është larguar trupi i 34-vjeçarit.

Për këtë rast, ka folur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila në një përgjigje për Gazetën Express ka dhënë detaje rreth rastit të rëndë duke treguar se informacionet e para për dy persona të lënduar i kanë marrë në orën 15:00 dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit, duke ftuar edhe mjekët emergjentë në vendngjarje.

Ahmeti ka thënë se pas arritjes në vendin e ngjarjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull 34 vjeç, dhe një femër e moshës 30 vjeçare e lënduar është dërguar për tretman mjekësor, raporton Gazeta Express.

“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Sipas burimeve të Express brenda hetuesisë, 34 vjeçari pasi kishte lënduar të dashurën e tij me thikë, e kishte goditur edhe veten dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra./Express/