Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën B në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Çitaku ka se ‘’diku kemi gabuar keq’’, dhe se çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike.
‘‘Unë nuk po e di më çka duhet të ndodhë që të ndizen të gjitha alarment. Edhe çka duhet të ndodhë që si shoqëri të zgjohemi e të ngrihemi në këmbë kundër dhunës që na godet çdo ditë, në rrugë, në shtëpi, në vendin e punës.
Çfarë shoqërie jemi duke ndërtuar? Çfarë vlerash po mbjellim e kultivojmë për fëmijët tanë? A nuk u ba boll?
Çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike: dhunë, brutalitet, sulme ndaj grave. Diku kemi gabuar keq. Por ende s’është vonë me e ndërru drejtimin’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress