I dyshuari më i ri i rastit të Koçanit ëshë edhe pronari i objektit, në të cilin humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 u lënduan, kryesisht të rinjë, ndërsa edhe tre të tjerë vdiqën në spital për shkak të lëndimeve. Prokuroria Themelore Publike ka bërë me dije se ka zgjeruar hetimet për tragjedinë e Koçanit dhe ka njoftuar se pronari i objektit është përfshirë në hetime sepse ai gjithashtu dyshohet si bashkëpunëtor për “Krime të rënda kundër sigurisë publike”. Ndaj tij prokuroria i ka propozuar gjykatësit të procedurës paraprake, që të caktoj masë kujdesi, përcjell Gazeta Express nga Shenja.
Sipas njoftimit të Prokurorisë pronari i objektit i ka ndihmuar pronarit të diskotekës që objektin ta shëndërroj në diskotekë pa asnjë leje adekuade, madje duke kryer aktivitete ndërtimore disa herë për 13 vite radhazi.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“I dyshuari, si pronar i objektit, ia ka dhënë atë me qira njërit prej të dyshuarëve të mëparshëm. Pa bërë kërkesë dhe pa marrë miratim nga organi kompetent, për shëndërrimin e objektit, së bashku dhe në marrëveshje me pronarin joformal të dyshuar të subjektit juridik, ai në data të ndryshme dhe në disa raste gjatë periudhës nga viti 2012 deri në mars të 2025-tës ka ndërmarrë aktivitete ndërtuese”.
Kështu pronari ka marrë pjesë në shëndërrim të objektit në mënyrë të paligjshme nga qëllimi G3 – shërbime dhe infrastrukturë trafiku në qëllimin B3 – njësi të mëdha hoteliere dhe ka mundësuar funksionimin e paligjshëm të një aktiviteti hotelierik diskotekë/kabare në objekt.
Gjithësej hetimet për këtë rast janë duke u bërë ndaj 68 personave inspektorë, kryetarë komunash, ministra, pronarë si dhe ndaj tre personave juridikë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/