string(82) "tragjedia-ne-kocan-gjendja-e-te-lenduarve-eshte-stabile-5-paciente-kthehen-ne-vend"

Tragjedia në Koçan /Gjendja e të lënduarve është stabile, 5 pacientë kthehen në vend

Maqedoni

Gazeta Express

27/03/2025 11:52

Pesë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan të cilët po trajtoheshin jashtë janë kthyer në vend. Njëri prej tyre ishte mjekuar në Greqi, ndërsa katër të tjerët në Spanjë.

“ Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore në Greqi dhe Spanjë, për çfarë iu shprehim falënderim. Shtabi i Krizës në kuadër të Ministrisë së Punëve dhe Tregtisë së Jashtme vazhdon të koordinohet për pacientët e lënduar dhe ndihmën ndaj familjeve të tyre” ka shkruar ministri Timço Mucunski.

Lexo Edhe:

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se sipas protokollit mjekësor, pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, pritet që ata të lirohen për trajtim në shtëpi. /Alsat.mk