Tragjedia në Koçan, 55 pacientë ende shërohen jashtë vendit - Gazeta Express
string(58) "tragjedia-ne-kocan-55-paciente-ende-sherohen-jashte-vendit"

Maqedoni

Gazeta Express

10/04/2025 15:08

Tragjedia në Koçan, 55 pacientë ende shërohen jashtë vendit

Maqedoni

Gazeta Express

10/04/2025 15:08

Ministria e Shëndetësisë informon se sot kthehet një pacient i cili ishte në trajtim në Bullgari. Aktualisht, jashtë vendit janë të shtruar 55 pacientë. Gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.

Në spitalet brenda vendit për momentin po trajtohen 10 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjikale “Shën Naum Ohër”, nga një pacient në Klinikën e Toksikologjisë, Klinikën për Kirurgji Pediatrike, Klinikën e Pulmologjisë dhe në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, si dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina”.

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të ofrimit të trajtimit më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimit të mëtejshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement