Tragjedia në Bulqizë, flet një e afërme e familjes: Mjeku tha se e mitura është jashtë rrezikut për jetën - Gazeta Express
string(103) "tragjedia-ne-bulqize-flet-nje-e-aferme-e-familjes-mjeku-tha-se-e-mitura-eshte-jashte-rrezikut-per-jeten"

Gazeta Express

14/02/2020 18:55

Tragjedia në Bulqizë, flet një e afërme e familjes: Mjeku tha se e mitura është jashtë rrezikut për jetën

Gazeta Express

14/02/2020 18:55

Pas tragjedisë në Bulqizë ku mbetën të vdekur tre pjesëtarë të një familje, vajza e vogël është transportuar në spitalin e Traumës.

Merita, e vogla e familjes, ishte në gjendje të rëndë, ndërkohë, pak minuta më parë Ora News ka qenë në spitalin e Traumës për të mësuar gjendjen e vogëlushes.

Lexo Edhe:

Lumturie Bajrami, një person i afërm i familjes Tolaj, bën me dije se gjendja e Merita Tolaj është e mirë sipas informacionit që i kanë edhe mjekët.

Lumturie Bajrami: Sapo mora vesh në TV për të vdekurit mora vesh se janë njerëzit e mi. U konsultova me mjekun është në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën. Është nën vëzhgim.

Nuk kam mundur ta takoj se nuk lejohet. Ngjarjen e kam mësuar nga TV. Jetoj në tiranë janë të afërmit e mi.

Kanë thyer derën dhe kanë nxjerrë viktimat. Nuk kam asnjë informacion se të gjithë janë duke qarë.