Tragjedia ku humbi jetën 7- vjeçarja në Himarë, elementi i rëndësishëm që u la në periferi - Gazeta Express
string(88) "tragjedia-ku-humbi-jeten-7-vjecarja-ne-himare-elementi-i-rendesishem-qe-u-la-ne-periferi"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 12:53

Tragjedia ku humbi jetën 7- vjeçarja në Himarë, elementi i rëndësishëm që u la në periferi

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 12:53

Nga Emirjon Senja

Borxhi

Lexo Edhe:

Mes ankthit, dhimbjes dhe pasigurisë për jetën që na bëri të kuptojnë edhe njëherë vrasja e 7-vjeçares në Potam nga një punonjë policie, ka një element tepër të rendësishëm që u duk sikur u la në periferi për shkak të traumës së madhe që pësuam të gjithë.

Është ndoshta elementi më i rendësishëm që duke e anashkaluar vazhdimisht na çon pastaj te ngjarje të kobshme si ajo, ku polici që duhet të mbrojë, vret.

Jam përpjekur ta nxjerr në pah edhe në shkrimet e mia në Abc News Albania por deri më tani nuk është se e ka prishur njeri terezinë të shpjegojë të paktën se si mundet që ekspertët e policisë lajthiten gjatë inspektimit të vendit të krimit në Potam.

Një ditë pas ngjarjes, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pra policia e policisë, doli me një raport ku ndër të tjera theksonte se goditja e 7-vjeçares nga skafi i drejtuar prej policit kishte ndodhur 15 metra nga bregu! (Shiko njoftimin në koment)

Tani, kush ka fëmijë dhe kush ka shkelur njeherë në atë plazh e di që në largësinë 15 metra nga bregu, thellësia shkon mbi 2 metra.

Në një thellësi të tillë nuk mundet që një fëmijë, qoftë edhe nëse di not, të luajë dorë për dore me prindin (siç deklaronte i ati), pasi i duhet të notojë.

Ky detaj është rrëzuar edhe nga dëshmitarët që thonë se vrasja ndodhi pranë bregut.

Personalisht nuk dua të besoj se kjo është një lajthitje me qëllim i ekspertëve të AMP.

Pasi ky element është lehtësues për drejtuesin e skafit sepse do të thotë që vrasja ka ndodhur në thellësi dhe jo në breg të detit.

Unë s’jam ekspert, por ka disa gjera që janë logjike.

Sepse nuk dua ta besoj që Policia e Shtetit operon si Organizatë Kriminale ku anëtarët e organizatës mbrojnë njeri-tjetrin.

Vetë fakti që prokurorja Eranda Laze e rrëzoi versionin AMP-së në kërkesën e saj dje në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj polici më bën të besoj që të paktën policia është përpjekur ta mbrojë kolegun.

Kjo është shqetësuese, pasi kur tentohet manipulimi i vendit të ngjarjes në një tragjedi ku është e fokusuar e gjithë vëmendja e opinionit publik dhe mediave dhe ka patur mjaft dëshmitarë, imagjinoni çfarë mund të ndodhë në dhomat e errëta të komisariateve!

Mendoj se policia na e ka borxh një shpjegim për këtë gjë, si prindër në radhë të parë, por edhe si qytetarë dhe taksapagues të këtij vendi.

Nga mënyra se si policia iu qas ngjarjes duket se kishte një dëshirë për të mbuluar diçka.

Ndoshta i shqetësonte backgroundi i policit, ndoshta pronësia e skafit dhe përdorimi i tij gjatë natës apo detaje të ngjashme.

Ky duhet të jetë shqetësim më i madh se sa skafet që na vërtiten nëpër kokë në plazhe, pasi përbën thelbin e raportit tonë si qytetarë me zbatimin e ligjit.

/Gazeta Express