Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë shkuarjes së FSK-së në veri të vendit për një angazhim të saj për të gjetur një trup të pajetë të një 33-vjeçari, i cili dyshohet se është mbytur të dielën pasdite në Liqenin e Ujmanit, në Zubin Potok.
“FSK zbarkon në veri të vendit”, duke shtuar se ajo shkoi për herë të parë si ushtri atje.
FKS sot në mëngjes shkoi në veri nën shoqërimin e KFOR-it për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.
Vetëvendosje ndau edhe citate të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,
“Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka thënë Maqedonci.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...