Tragjedia e Greqisë mbetet mister, ende pa autor vrasja e 20-vjeçares, është rast unik pa asnjë gjurmë të grabitësve - Gazeta Express
string(114) "tragjedia-e-greqise-mbetet-mister-ende-pa-autor-vrasja-e-20-vjecares-eshte-rast-unik-pa-asnje-gjurme-te-grabitesve"

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2021 14:21

Tragjedia e Greqisë mbetet mister, ende pa autor vrasja e 20-vjeçares, është rast unik pa asnjë gjurmë të grabitësve

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2021 14:21

Tragjedia e cila ndodhi në Greqi që i mori jetën 20-vjeçares Karolina vazhdon të mbetet mister përsa i përket autorëve të ngjarjes.

Sipas mediave greke ky është një nga sulmet e pakta ku nuk është gjendur asnjë gjurmë e grabitësve në shtëpi dhe mënyrës se si ata u futën dhe u larguan duke mos lënë shenjë.

Për këtë arsye policia greke po i kthehet hetimit nga analizimi i thirrjeve telefonike dhe ka shpresa se me anë të kësaj mënyre të do te identifikohen komunikimet e mundshme nga celularët. Në të njëjtën kohë po bëhet krahasim i grabitjes me grabitjet e tjera të cilat janë janë si raste të ngjashme në muajt e fundit në Atikë.

Një detaj tjetër shqetësues i kësaj ngjarjeje është dëshmia e vetme nga bashkëshorti i Karolinës, dhe sipas avokatëve është rast shumë i rradhë e unik të kesh dëshmi vetëm të njërës prej viktimave pa u identifikuar të dhenashtesë nga hetimi.