string(74) "tragjedia-e-familjes-kosovare-ne-gjermani-t7-raporton-nga-vendi-i-ngjarjes"

Lajme

Gazeta Express

28/12/2021 17:16

Tragjedia e familjes kosovare në Gjermani, T7 raporton nga vendi i ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

28/12/2021 17:16

Gazetari i Gazetës Express, Besian Leka, ka zhvilluar një lidhje direkte nga Hamburgu i Gjermanisë, aty ku një natë më parë babai kosovar me prejardhje nga komuna e Gjakovës, dyshohet se vrau dy djemt e tij të mitur, plagosi gruan dhe më pas vrau veten.

Siç raporton gazetari i Expressit, tashmë në shtëpinë e viktimave nuk ndodhet askush, ndërsa fqinjët kanë vendosur lule dhe qirinjë për nder të tyre.

“Në shtëpi për momentin nuk gjendet askush, policia e ka mbyllur shtëpinë si zonë të krimit dhe prokurorët po e kryejnë punën e tyre aty”, tha ai.

Besian Leka raporton se gjendja e gruas së plagosur është jostabile dhe e njëjta ndodhet në koma në spital.

“Prapa meje ndodhet shtëpia ku ndodhi ngjarja makabër, banorët u zgjuan me një lajm të trishtë, ku të vdekur mbetën tre persona nga përdorimi i armës së zjarrit dhe një person i plagosur. Babai me emrin Flamur ka qëlluar për vdekje dy fëmijët e tij 11 dhe 13 vjeçar dhe ka plagosur gruan e tij, e cila gjendet në spital në koma. Gjendja e saj është mjaftë serioze dhe jostabile. Shtëpia i ka të vendosura dekorimet e festave të fundvitit, fqinjët kanë vendosur pranë qirinjë dhe lule në nder të personave që vdiqën”, tha Leka në “Frontal”.

Sipas informacioneve të para familja kishte pasur konflikte edhe në të kaluarën, konkretisht në vitin 2020.

“Sipas prokurorit gjerman, deri më tani nuk dihen motivet dhe sesi ka ndodhur rasti. Por sipas raportimeve, thuhet se kjo familje ka pasur probleme edhe në të kaluarën. Në vitin 2020 gruaja është ankuar në polici për probleme me bashkëshortin e saj”, u shpreh ai tutje.

Thuhet se rastin në polici e kanë lajmëruar fqinjët.

Emisionin FRONTAL mund ta ndiqni LIVE KËTU.

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, ka publikuar hollësi të reja për rastin e rëndë që ndodhi të hënën në Gjermani, ku një burrë shqiptar vrau dy fëmijët e tij, e plagosi bashkëshorten dhe vrau veten.

Sipas Zyrës për Mirëqenien e të Rinjve, duket se fëmijët e sulmuesit e kishin thirrur policinë në mars të vitit 2020, pas një zënke të ashpër mes prindërve të tyre, përcjell Gazeta Express.

Sabine Schmidt nga Zyra për Mirëqenien e të Rinjve në Stormarn tha: “Si rezultat, më 24 mars 2020, ne pranuam një raport nga policia për dhunë familjare në një familje.”

Më pas, kjo zyrë kishte kërkuar që të bisedonte me familjen. “Kur marrim mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë ata që janë të përfshirë. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim ndonjë dëshmi që prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm ndonjë shenjë të ndonjë rreziku për mirëqenien e fëmijëve”, tha Schmidt.

“Nëse prindërit synojnë të ndahen, tashmë mund të imagjinoj që një akt i tillë i tmerrshëm do të mund të ndodhte. Frika nga humbja mund të luajë rol të madh këtu. Ka të bëjë me fëmijët”, shtoi zyrtarja gjermane.

Babai, zejtar, thuhet se ka qenë gjaknxehtë, sipas fqinjëve. Thuhet gjithashtu se ai i ka kërcënuar fqinjët në të kaluarën, kur ata e kishin raportuar në polici.

Nëna e fëmijëve të vrarë, Advije R., 38 vjeçe, është e plagosur seriozisht dhe ndodhet në spital. Sipas gazetës “Bild”, po hetohet nëse babai i ka qëlluar familjarët dhe më pas veten.