Tragjedia e Bulqizës, Meta: Thellësisht i tronditur, uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur - Gazeta Express
string(97) "tragjedia-e-bulqizes-meta-thellesisht-i-tronditur-uroj-sherim-sa-me-te-shpejte-te-vajzes-se-mitur"

Tragjedia e Bulqizës, Meta: Thellësisht i tronditur, uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur

Gazeta Express

14/02/2020 17:01

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi për tragjedinë e Bulqizës, aty ku si pasojë e helmimit pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, vdiqën 3 persona.

Meta ka shprehur ngushëllimet tij duke i uruar shërim të shpejtë vajzës së vogël të familjes.

Lexo Edhe:

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore.

Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”, shkruan Meta.

Tre pjesëtarët e familjes Tolaj, Rajmonda dhe dy fëmijët, Rudina dhe Fatjoni, humbën jetën si pasojë e helmimit nga bombola e gazit, ndërsa më e vogla, Merita, po lufton me vdekjen në spitalin e Peshkopisë.