Tragjedi në Shqipëri: Vdes 23-vjeçari nga Kosova në Lezhë, kishte shkuar për pushime me familje - Gazeta Express
string(94) "tragjedi0-ne-shqiperi-vdes-23-vjecari-nga-kosova-ne-lezhe-kishte-shkuar-per-pushime-me-familje"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 17:33

Tragjedi në Shqipëri: Vdes 23-vjeçari nga Kosova në Lezhë, kishte shkuar për pushime me familje

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 17:33

Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.