Tragjedi në Shqipëri, dy vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin - Ishin duke ruajtur bagëtitë - Gazeta Express
string(95) "tragjedi-ne-shqiperi-dy-vellezerit-e-mitur-mbyten-ne-lumin-shkumbin-ishin-duke-ruajtur-bagetite"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 20:54

Tragjedi në Shqipëri, dy vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin – Ishin duke ruajtur bagëtitë

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 20:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Labinot-Fushë, ku dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve të para të marra nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 7 dhe 9 vjeç.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.