Tragjedi në një aeroport të Londrës: Avioni shpërthen në flakë, 4 të vdekur - Gazeta Express
string(73) "tragjedi-ne-nje-aeroport-te-londres-avioni-shperthen-ne-flake-4-te-vdekur"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 15:18

Tragjedi në një aeroport të Londrës: Avioni shpërthen në flakë, 4 të vdekur

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 15:18

Një avion i vogël është përplasur duke shpërthyer në flakë, pasditen e së dielës në Aeroportin Southend në Londër, raporton BBC.

Sipas policisë së Essex, avioni 12-metërsh ka shpërthyer në flakë në pjesën veriore të zonës së Southend-on-Sea, ndërsa bëhet e ditur se kompania holandeze Zeusch Aviation ka konfirmuar se ishte fluturimi i saj SUZ1 i “përfshirë në një aksident”.

Edhe pse deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht numri i viktimave, burime të mëparshme sipas mediave kanë njoftuar se bëhet fjalë për katër persona të vdekur, dy pilotë dhe dy pasagjerë.

Raportohet se aeroporti Southend mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa po zhvillohen hetimet mbi shkaqet e aksidentit.