Tragjedi në Irak: Së paku 60 të vdekur nga zjarri masiv në një qendër tregtare - Gazeta Express
string(77) "tragjedi-ne-irak-se-paku-60-te-vdekur-nga-zjarri-masiv-ne-nje-qender-tregtare"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 8:46

Tragjedi në Irak: Së paku 60 të vdekur nga zjarri masiv në një qendër tregtare

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 8:46

Një zjarr masiv në një hipermarket në qytetin al-Kut në pjesën lindore të Irakut ka lënë të paktën 60 njerëz të vdekur e 11 të tjerë të zhdukur, i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” të enjten autoritetet shëndetësore lokale dhe dy burime policore.

Në videot që po qarkullojnë në rrjete sociale shihet flaka duke e kapluar ndërtesën 5-katëshe në al-Kut gjatë natës, përderisa zjarrfikësit po mundoheshin që ta vinin nën kontroll zjarrin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kjo agjenci nuk arriti t’i identifikonte në mënyrë të pavarur videot.

“Ne kemi hartuar një listë me 59 viktima identitetet e të cilave janë konfirmuar, por një trup ishte aq keq i djegur, saqë ishte tepër vështirë që të identifikohej” – tha një zyrtar shëndetësor në këtë qytet.

“Kemi më shumë trupa që nuk janë nxjerrë, ende nën rrënojat e zjarrit” – i tha agjencisë “Reuters” një zyrtar lokal i quajtur Ali al-Mayahi.

Shkaktari i zjarrit nuk qe menjëherë i ditur, por guvernatori i provincës tha se rezultatet fillestare të një hetimi do të shpallen brenda 48 orësh, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, INA.

“Kemi paraqitur padi kundër pronarit të ndërtesës dhe të qendrës tregtare” – citohet të ketë thënë guvernatori.