Ministria e Mbrojtjes në Turqi, ka njoftuar se dymbëdhjetë ushtarë turq kanë humbur jetën pas ekspozimit ndaj gazit metan gjatë një operacion kërkimi në një shpellë në Irakun verior.
Sipas Reuters, në një deklaratë zyrtare, ministria ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur të dielën, gjatë një misioni për të gjetur trupin e një ushtari turk të vrarë më parë gjatë një operacioni ushtarak kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është e ndaluar nga autoritetet turke dhe tashmë ka shpallur shpërbërjen.
Bëhet e ditur se edhe ushtarë të tjerë që kanë qenë të pranishëm në shpellë dhe janë ekspozuar ndaj gazit, janë dërguar në spital për trajtim.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...