Tragjedi në Gramsh: Vdesin dy të rinj nga shembja e dheut në një kantier ndërtimi
Lajme
Gazeta Express
10/05/2025 17:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Një masiv dheu është shembur duke zënë poshtë dy të rinj, të cilët fatkeqësisht kanë vdekur.
Dy të rinj kanë humbur jetën pasi po punonin në vendin ku u shemb masiv i dheut.
“Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.