string(98) "tragjedi-ne-gramsh-humb-jeten-nje-22-vjecar-dhe-nje-32-vjecar-nga-shembja-e-masivit-te-dheut-emrat"

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2025 15:16

Tragjedi në Gramsh, humb jetën një 22-vjeçar dhe një 32-vjeçar nga shembja e masivit të dheut (EMRAT)

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2025 15:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Një masiv dheu është shembur duke zënë poshtë dy të rinj, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Sipas policisë, viktima kanë mbetur shtetasit Abas Basha, 22 vjeç dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Më 3 maj, një masiv dheu u shemb në  qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze duke zënë poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri. Trupi i pajetë i të riut u gjet pas 6 ditësh kërkime.