Tragjedi në Gjermani: Konduktori i trenit vdes pasi u sulmua nga pasagjeri pa biletë - Gazeta Express
string(86) "tragjedi-ne-gjermani-konduktori-i-trenit-humb-jeten-pas-sulmit-nga-pasagjeri-pa-bilete"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 21:02

Tragjedi në Gjermani: Konduktori i trenit vdes pasi u sulmua nga pasagjeri pa biletë

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 21:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rheinland-Pfalz, Gjermani, ku një konduktor i trenit ka humbur jetën pasi u sulmua nga një pasagjer që nuk kishte biletë.

Incidenti ndodhi gjatë kontrollit të biletave në një tren rajonal që sapo kishte nisur nga stacioni i Landstuhl. Kur konduktori i kërkoi të paguante ose të zbriste, pasagjeri 26-vjeçar u përfshi në një debat verbal me të dhe më pas e sulmoi fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Konduktori u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë./Alinfo.ch

Advertisement
Advertisement
Advertisement