Tragjedi në futbollin serb: Trajneri Žižović ndërron jetë gjatë ndeshjes - Gazeta Express
string(71) "tragjedi-ne-futbollin-serb-trajneri-zizovic-nderron-jete-gjate-ndeshjes"

Futboll

Gazeta Express

03/11/2025 20:25

Tragjedi në futbollin serb: Trajneri Žižović ndërron jetë gjatë ndeshjes

Futboll

Gazeta Express

03/11/2025 20:25

Trajneri i Radničkit nga Kragujevci, Žižović, u rrëzua pranë fushës në mes të pjesës së parë, dhe ndeshja u ndërpre menjëherë.

Lojtarët kërkonin ndihmë me panik, dhe ambulanca mbërriti shpejt. Ai u vendos mbi barelë dhe u dërgua në spital, ndërsa spektatorët duartrokisnin për të mbështetur trajnerin 44-vjeçar.

“Pas rreth 15 minutash, u bë e ditur lajmi tragjik se Žižović kishte ndërruar jetë në spital”, raporton “b92”.

Ndeshja midis Mladostit dhe Radničkit u ndërpre menjëherë në minutën e 41-të.

Žižović kishte marrë drejtimin e ekipit të Kragujevcit vetëm disa ditë më parë, duke zëvendësuar Aleksandar Lukoviç./GazetaExpress/