Tragjedi në futbollin kosovar, ndërron jetë 43-vjeçari në mes të ndeshjes - Gazeta Express
string(72) "tragjedi-ne-futbollin-kosovar-nderron-jete-43-vjecari-ne-mes-te-ndeshjes"

Futboll

Gazeta Express

04/04/2026 0:10

Tragjedi në futbollin kosovar, ndërron jetë 43-vjeçari në mes të ndeshjes

Futboll

Gazeta Express

04/04/2026 0:10

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin kosovar, pasi një person ka ndërruar jetë gjatë një ndeshjeje të Kupës së Veteranëve  mes KFV Barileva dhe KFV Deçani.

Sipas komunikatës së klubit KFV Barileva, bëhet fjalë për Liridon Gubetinin, i cili në moshën 43-vjeçare humbi ndjenjat menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Lajmi ka sjellë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, miqtë dhe i gjithë komuniteti sportiv, ku i ndjeri njihej si një njeri i jashtëzakonshëm dhe shumë i respektuar. 

Ai ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës së veteranëve të klubit që nga dita e parë e themelimit, duke kontribuar gjithmonë me përkushtim dhe zemër.

Klubi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gubetini, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

“Humbja e Liridonit ka lënë një boshllëk të madh tek ne. Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë mes nesh”, thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit.

Ky rast tragjik ka prekur thellë opinionin sportiv në vend./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement