Të shtunën në mbrëmje, sipas informatave të para, në Löhne ka ndodhur një vrasje dhe njerëz të tjerë janë plagosur të tjerë.
Një burrë i ndarë 48-vjeçar shkoi në ish-banesën e familjes së tij dhe nisi të qëllonte në drejtim të anëtarëve të familjes.
Kunata 33-vjeçare e të dyshuarit u qëllua për vdekje dhe vëllai i tij 38-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa autori u arrestua shkruajnë mediet gjermane transmeton Gazeta Express.
Historiku i aktit është aktualisht i paqartë. Hetimi i komisionit të vrasjes “Theo” nën drejtimin e shefit detektiv Kollien, po vazhdon akoma. /Gazeta Express/

