Tragjedi në Gjakovë, vdes një grua pasi ra në ujë nga Ura e Moglicës – deklarohet Policia   - Gazeta Express
string(87) "tragjed1i-ne-gjakove-vdes-nje-grua-pasi-ra-ne-uje-nga-ura-e-moglices-deklarohet-policia"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 21:50

Tragjedi në Gjakovë, vdes një grua pasi ra në ujë nga Ura e Moglicës – deklarohet Policia  

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 21:50

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Gjakovë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi që e njëjta, kishte rënë në ujë nga Ura e Moglicës.

Kështu është konfirmuar për Gazetën Express, nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ky i fundit ka bërë të ditur se fillimisht, viktima ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor, porse, spitali kishte njoftuar me vonë se gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

‘’Rreth orës 19:55 jemi njoftuar se një grua në moshë madhore kishte rënë në ujë nga e ashtuquajtura “Ura e Moglicës”, në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë. Patrullat policore, së bashku me njësinë e zjarrfikësve dhe ekipin e emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku viktima ishte nxjerrë tashmë nga uji. Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Rreth orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se gjendja shëndetësore e viktimës ishte përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë.

Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’’, ka njoftuar Policia.  /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement