Trafiku zhvillohet rrjedhshëm, nuk ka pritje më të gjata në vendkalimet kufitare - Gazeta Express
string(79) "trafiku-zhvillohet-rrjedhshem-nuk-ka-pritje-me-te-gjata-ne-vendkalimet-kufitare"

Maqedoni

Gazeta Express

14/06/2025 14:47

Trafiku zhvillohet rrjedhshëm, nuk ka pritje më të gjata në vendkalimet kufitare

Maqedoni

Gazeta Express

14/06/2025 14:47

Trafiku në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.