Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nga karabinierët, ndërsa trafikonte drogë “skunk” (ndër cilësitë më të mira të marihuanës), nëpërmjet taktikës së fshehjes së saj në të brendshme.
Por gjatë një patrullimi nga karabinierët e stacionit të Zafferana Etnea në Katania, u arrit që në kontroll të imtësishëm të zbuloheshin 31 doza.
Ndërsa po udhëtonin përgjatë Via Del Redentore, në fshatin Fleri të Zafferana-s, rreth orës 07:30 të mbrëmjes, oficerët vunë re një makinë me një person brenda, të parkuar në një zonë të ndriçuar dobët dhe të izoluar.
23-vjeçari, duke kuptuar se kishte ngjallur dyshime tek ata, u përpoq instinktivisht të fshihej, duke u ulur në sediljen e pasagjerit përpara. Më tej ata nuhatën aromën e fortë të marihuanës, duke i bërë që të vijonin kontrollin e detajuar.
Pavarësisht sigurimeve të 23-vjeçarit se nuk kishte në zotërim drogë, oficerët kontrolluan të brendshmet e tij, ku doli një pako plastike, me sa duket e fshehur nga i riu me nxitim.
Brenda ishin 31 doza marihuanë “skunk”, tashmë të paketuara individualisht dhe gati për shitje me pakicë. 23-vjeçari, i kapur ndërsa priste që “klienti” të vinte për blerjen e dozave, u arrestua dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...