Gjykata e Lartë e Hamburgut ka dënuar me 13 vjet burg një nga bosët më të njohur të drogës në Evropë. Fjala është për shqiptarin nga Kosova, Princ Dobroshi, i cili në botën e krimit njihet prej dekadash me nofkën “Peshkaqeni” (në gjermanisht “Hai”).
Gazeta gjermane “Bild” raporton se 61-vjeçari u shpall fajtor në datën 17 shtator. Në këtë proces gjyqësor u trajtua një sasi e pabesueshme droge: dhjetë tonë kokainë, të cilat në vitin 2020 u kontrabanduan me anije nga Amerika e Jugut dhe Qendrore përmes portit të Hamburgut, të gjitha të organizuara në mënyrë thelbësore nga Dobroshi.
Në “biznesin e drogës” prej më shumë se 30 vitesh
Princ Dobroshi e nisi karrierën si kontrabandist droge që në vitet 1990.
Ai u arrestua në Norvegji në vitin 1993, arriti të arratisej nga burgu në vitin 1997, u kap sërish në Pragë në vitin 1999 dhe u lirua në 2005.
Tani, gjykata e konsideroi të provuar se ai sërish ka luajtur një rol kyç në krimin e organizuar. Kokaina u dërgua nga Kolumbia, Brazili apo Republika Domenikane, e fshehur në kontejnerë mes bananeve, orizit, qymyrit të drurit apo xhelatinës, dhe u transportua përtej Atlantikut.
Në Hamburg, kontejnerët hapeshin, droga nxirrej, dhe më pas vulosej sërish me vula të falsifikuara. Dobroshi ishte gjithmonë i informuar përmes bisedave në aplikacionin Encrochat, dhe organizonte transportin dhe marrjen e mallit. Thuhet se edhe punonjës të portit ishin të përfshirë. Rrjeti i tij mbulonte të gjithë logjistikën, deri te shpërndarja me vlerë miliona euro.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...