Trafikantët dalin para gjykatës, lihen në burg 19 prej anëtarëve të grupit që kalonte klandestinët - Gazeta Express
string(97) "trafikantet-dalin-para-gjykates-lihen-ne-burg-19-prej-anetareve-te-grupit-qe-kalonte-klandestinet"

Trafikantët dalin para gjykatës, lihen në burg 19 prej anëtarëve të grupit që kalonte klandestinët

Shqiperi

Gazeta Express

14/04/2024 23:16

Pas një seance maratonë, e nisur në orën 10 të mëngjesit të kësaj të diele, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 24 personat e ndaluar, mes të cilëve 4 efektivë policie,  dhe 2 të shpallur në kërkim lidhur me grupin kriminal që trafikonte klandestinë.

19 persona u lanë në  “arrest në burg” , mes të cilëve dy prej efektive të policisë Altin Hasani dhe Edmond Braha , 3 të tjerë në “arrest shtëpie”, 2 “detyrim paraqitje” dhe 2 të tjerë shpallur në kërkim

Lexo Edhe:

Goditja e grupit kriminal u bë pas një hetimi për një periudhë 1 vjecare në kuadër të të cilit, u dokumentua aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar, i cili ishte i përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin e personave dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e të paktën 5 subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme biznesi, të cilët siguronin kontrata pune fiktive për shtetas, kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen e aplikimeve për vizë, deri në pritjen e tyre në aeroportin e Rinasit, e gjitha kjo kundrejt pagesës 5000 euro.

Personat e përfshirë, për të përfituar para, shfrytëzonin nevojën e shtetasve të vendeve të tjera, që ishin në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa bizneset në pronësi të disa prej personave në hetim, janë vënë në dispozicion të aktivitetit kriminal.