“Toyota” me shpejtësi të lartë del nga rruga në aksin Lushnje-Berat, shoferi në spital - Gazeta Express
string(83) "toyota-me-shpejtesi-te-larte-del-nga-rruga-ne-aksin-lushnje-berat-shoferi-ne-spital"

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 16:00

“Toyota” me shpejtësi të lartë del nga rruga në aksin Lushnje-Berat, shoferi në spital

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 16:00

Një aksident ka ndodhur në rrugën hyrëse të Fier-Sheganit, në aksin kombëtar Lushnjë–Berat. Si pasojë e ngjarjes, një person është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Në spital ka përfunduar drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, shtetasi A. G., rreth të 30-tave.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe forcat zjarrfikëse të Lushnjës, por ndërhyrja e këtyre të fundit nuk ka qenë e nevojshme. Personi është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë rrugore, drejtuesi i mjetit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka dalë nga rruga në kthesën e hyrjes për në Fier-Shegan