Toyota do t’i tërheqë 3.4 milionë vetura shkaku i problemit me “airbag”-ët - Gazeta Express
string(71) "toyota-do-ti-terheqe-3-4-milione-vetura-shkaku-i-problemit-me-airbag-et"

Gazeta Express

22/01/2020 10:00

Toyota do t’i tërheqë 3.4 milionë vetura shkaku i problemit me “airbag”-ët

Gazeta Express

22/01/2020 10:00

Prodhuesi japonez i veturave, Toyota, njoftoi të martën se do t’i tërheqë 3.4 milionë vetura në mbarë botën për shkak të një defekti elektronik që mund të sjellë mosaktivizim të “airbag”-ut në rast të aksidentit.

Në mesin e 3.4 milionë veturave që do të tërhiqen janë 2.9 milionë vetura në Shtetet e Bashkuara. Këtu përfshihen modelet “Corolla”, “Matrix” dhe “Avalon Hybrid”, të prodhuara nga viti 2011 deri në vitin 2019.

Lexo Edhe:

Në prill të vitit të kaluar, Administrata Kombëtare për Sigurinë në Trafik në Shtetet e Bashkuara e filloi hetimin për 12.3 milionë vetura me probleme me “airbag”.

Toyota nuk është prodhuesi i vetëm që është përballur me këtë lloj problemi. Hyundai, Kia dhe Fiat Chrysler më parë i kanë tërhequr më shumë se 2.5 milionë vetura për shkak të mosaktivizimit të mundshëm të airbag-ut në rast të aksidenteve.

Zyrtarët e prodhuesit japonez kanë refuzuar të tregojnë se sa vdekje në trafik kanë mundur të ndodhin për shkak të këtij defekti, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.