Tovërlani paralajmëron: Lojtarët bien në zero nëse s’ushtrojnë për dy javë - Gazeta Express
string(72) "toverlani-paralajmeron-lojtaret-bien-ne-zero-nese-sushtrojne-per-dy-jave"

Gazeta Express

20/03/2020 20:25

Tovërlani paralajmëron: Lojtarët bien në zero nëse s’ushtrojnë për dy javë

Gazeta Express

20/03/2020 20:25

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, ka paralajmëruar se lojtarët mund të bien plotësisht nga forma nëse nuk ushtrojnë për dy javë, përderisa shtoi se ushtrimet nëpër shtëpi s’kanë të njëjtën vlerë si seancat stërvitore me ekipin.

Bota e sportit është paralizuar nga virusi Covid-19 e veçanërisht futbolli si sporti më i popullarizuar në botë. Ligat më të mëdha të futbollit janë pezulluar, ndërsa një hap të tillë e ka ndjekur edhe Ipko Superliga e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Ndeshjet e fundjavës së kaluar fillimisht ishte planifikuar të zhvilloheshin pa tifozë, mirëpo më vonë, pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus, u mor vendimi që ndeshjet të pezulloheshin dhe ende nuk dihet se kur mund të rinisë kampionati sërish, por UEFA e ka caktuar si datë të përfundimit 21 qershorin.

Trajneri më i trofeshëm në histori të futbollit kosovar, Afrim Tovërlani, beson se kjo krizë ka ndikim të keq te të gjitha klubet, pasi që fakti që lojtarët s’po stërviten me skuadrën më bënë që forma e tyre të bjerë.

“Është mirë që virusi nuk po shpërndahet përmes ajrit, siç po thonë shkencëtarët, kështu që lojtarët le të vishen dhe le të dalin të vrapojnë sepse s’do ta kenë problem t’i kryejnë stërvitjet”, ka thënë Tovërlani në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Shpresoj që lojtarët nuk do të përtojnë sepse në fund të fundit ata e kanë për vete punën, por edhe për klubet që i kanë paguar ata. Ata duhet të stërviten aq sa munden që të mos bien në zero sepse nëse nuk stërvitesh 10 ditë deri në dy javë, atëherë ti do të biesh në zero. Pastaj nëse fillon prapë, shumë më lehtë mund të lëndohesh”.

Më tutje, Tovërlani tregoi se Feronikeli u ka dhënë program stërvitor individual të gjithë lojtarëve, të cilët janë të detyruar të stërviten vetë në shtëpi dhe një gjë të tillë ta dëshmojnë përmes videove. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement