Një moment i rrallë dhe i pazakontë u pa në ndeshjen e mbrëmshme të UEFA Champions League, ku Tottenham Hotspur u detyrua ta zëvendësojë portierin që në minutat e para të takimit.
Portieri Antonín Kinský u largua nga loja pas vetëm rreth 15–17 minutash, pas një fillimi shumë të vështirë për skuadrën londineze në përballjen ndaj Atlético Madrid.
Tottenhami pësoi disa gola shumë shpejt në startin e ndeshjes, ndërsa dy prej tyre erdhën pas gabimeve të portierit çek. Situata krijoi presion të madh te skuadra angleze dhe trajneri vendosi të reagojë menjëherë për ta stabilizuar ekipin.
Në vend të Kinskýt në portë u aktivizua Guglielmo Vicario, i cili hyri në lojë për të ndalur ritmin e kundërshtarëve dhe për të rikthyer qetësinë në mbrojtje.
Zëvendësimi i një portieri kaq herët në një ndeshje të UEFA Champions League është një rast shumë i rrallë, pasi zakonisht ndodh vetëm në rast lëndimi. Në këtë rast, vendimi ishte thjesht teknik, pas një starti të dobët që ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.
Në fund, Atlético Madrid arriti një fitore bindëse 5:2 ndaj Tottenham Hotspur, duke përfituar nga fillimi katastrofik i skuadrës angleze.
After conceding 3 goals in 15 minutes against Atletico Madrid, Spurs subbed their GK.
— POOJA!!! (@PoojaMedia) March 10, 2026
Embarrassing 😭 pic.twitter.com/CbVqqh892q
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...