Tottenhami nuk heq dorë nga Muriqi - Gazeta Express
string(34) "tottenhami-nuk-heq-dore-nga-muriqi"

Tottenhami nuk heq dorë nga Muriqi

Gazeta Express

11/12/2019 15:59

Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Fenerbahçen, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës

Tottenhami po vazhdon ta vëzhgojë Vedat Muriqin.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk “Sporx”, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar po shfaq formë të jashtëzakonshme me Fenerbahçen, ndërsa shkëlqeu edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet e Euro 2020.

Për këtë, klubet e njohura evropiane ia kanë vënë syrin atij.

Futbollisti nga Prizreni i ka realizuar 9 gola në 13 ndeshje në Superligën turke këtë sezon, ndërsa i kishte shënuar 17 gola në 34 ndeshje në sezonin e kaluar me Rizesporin.

Nënkampioni evropian raportohet se ka dërguar skautë për ta përcjellë përfaqësuesin kosovar në disa ndeshje, përfshirë këtu edhe në atë kundër Genclerbirligit të premten që shkoi, ku ai shkëlqeu me dy gola në fitoren 5:2.

Krahas Tottenhamit, interesim për 25 vjeçarin kanë shfaqur edhe Lazio, Monaco, Leicester City e Eintracht Frankfurt.

Muriqi e kishte nisur shkëlqimin vite më parë, ndërsa forma e tij po rritet dita-ditës.

Me ekipin Giresunspor i kishte shënuar 23 gola në 69 ndeshje.

Më pas, për Rizesporin i ka realizuar 25 gola në 52 takime, kurse për Genclerbirligin i shënonte 10 gola në 55 ndeshje. /Gazeta Express/