Tottenhami është gati ta emërojë trajnerin e ri të përhershëm, në vend të Tudorit - Gazeta Express
string(80) "tottenhami-eshte-gati-ta-emeroje-trajnerin-e-ri-te-perhershem-ne-vend-te-tudorit"

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 17:28

Tottenhami është gati ta emërojë trajnerin e ri të përhershëm, në vend të Tudorit

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 17:28

Tottenham Hotspuri pritet të bëjë një tjetër ndryshim në pankinë, pasi mund të ndërpresë bashkëpunimin me Igor Tudorin pas humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Nottingham Forestit.

Tudori, i cili zëvendësoi Thomas Frankun, arriti fitoren e parë javën e kaluar kur Spurs mposhtën Atletico Madridin 3-2 në një ndeshje pa shumë rëndësi në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, skuadra nuk arriti të përmirësohej, dhe ndeshja direkte për mbijetesë ndaj Forestit përfundoi në katastrofë, me humbje 3-0 pas golave të Igor Jesusit, Morgan Gibbs-Whitet dhe Taiwo Awoniyit.

Kjo ishte humbja e pestë për Tudorin që nga marrja e detyrës dhe e lë Spurs vetëm një pikë mbi West Ham Unitedin, që gjithashtu humbi ndaj Aston Villës.

Trajneri kroat nuk doli në konferencën pas ndeshjes pasi mori lajmin për ndarjen nga jeta të babait të tij, Mario.

Klubi shprehu ngushëllime duke deklaruar se “mendimet tona janë me Igorin dhe familjen e tij në këtë moment shumë të vështirë”.

Ish-trajneri i Juventusit ishte emëruar deri në fund të sezonit, por raportimet e fundit sugjerojnë se ai mund të shkarkohet shumë shpejt.

Sipas raportimeve, Spurs po shqyrton seriozisht emërimin e një trajneri të përhershëm, me ish-trajnerin e Brighton & Hove Albion, Roberto De Zerbin, si objektivin kryesor.

Në listë janë edhe Mauricio Pochettino dhe trajneri i Bournemouthit, Andoni Iraola, por De Zerbi është aktualisht i lirë pas largimit nga Olympique de Marseille muajin e kaluar.

Spurs mund të veprojë shpejt për ta zëvendësuar Tudorin, madje duke përfshirë edhe një klauzolë në kontratë në rast të rënies nga liga.

Klubi londinez nuk ka rënë nga kategoria që nga krijimi i Premierligës në vitin 1992, por aktualisht ndodhet në një betejë të vërtetë për mbijetesë, vetëm një vit pasi fitoi Ligën e Evropës.

Pas pauzës së kombëtareve, Spurs do të përballet me Sunderlandin më 12 prill, përpara ndeshjeve ndaj Brightonit dhe Wolverhamptonit.

Katër ndeshjet e fundit të sezonit janë ndaj Aston Villës, Leeds Unitedit, Chelseat dhe Evertonit.

Sipas “BBC Sport”, rënia nga liga do t’i kushtonte Spurs mbi 250 milionë paund, duke ndikuar rëndë në të ardhurat nga biletat, sponsorët dhe të drejtat televizive./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement