Tottenhami e ‘shokon’ Cityn në “Etihad” - Gazeta Express
string(35) "tottenhami-e-shokon-cityn-ne-etihad"

Sport

Gazeta Express

23/08/2025 15:48

Tottenhami e ‘shokon’ Cityn në “Etihad”

Sport

Gazeta Express

23/08/2025 15:48

Fillimi i shkëlqyer i Thomas Frank si trajner i Tottenham vazhdoi, pasi skuadra e tij arriti një fitore të madhe 2-0 ndaj Manchester City-mt në “Etihad Stadium”.

City dukej sërish si pretendente për titull pas fitores 4-0 në javën e parë kundër Wolves, ndërsa Tottenham fitoi ndaj Burnley në debutimin e Frank në Premier League.

Por ishin “Spurs” ata që ruajtën momentumin me një paraqitje mbresëlënëse, duke kaluar në epërsi në minutën e 35-të me golin e Brennan Johnson, përpara se Joao Palhinha të përfitonte nga një gabim i madh i portierit James Trafford në kohën shtesë të pjesës së parë për të dyfishuar avantazhin.

City u përpoq pa sukses të kërcënonte seriozisht portën e Tottenham, ndërsa miqtë kontrolluan lojën dhe siguruan një fitore të pastër, duke lënë Pep Guardiolën me shumë për të reflektuar pas këtij zhgënjimi të hershëm.

Omar Marmoush humbi disa raste për Cityn në pjesën e parë, i pari që në minutën e 10-të, kur gjuajti ngjitur me shtyllën pas një gabimi të Pedro Porros.

Egjiptiani u ndal dy herë nga Guglielmo Vicario, fillimisht me një goditje nga 20 metra dhe më pas pas një pasimi të zgjuar nga Erling Haaland.

Në këtë kohë, mbrojtësi i majtë Rayan Aït-Nouri u detyrua të largohej i dëmtuar, gjë që Tottenham e shfrytëzoi duke sulmuar nga e majta e Cityt.

Mohammed Kudus devijoi një top të gjatë për Richarlison, i cili asistoi nga e djathta për Johnson, dhe ky i fundit shënoi me një goditje të fortë që Trafford nuk arriti ta ndalte.

Fillimisht, goli u anulua për pozicion jashtë loje ndaj Richarlison, por pas rishikimit me VAR u dha i rregullt.

Në golin e dytë, gabimi i Trafford ishte vendimtar. Ai mori një pasim të vështirë nga Nico Gonzalez, por presingu i Pape Sarr bëri që topi të shkon te Richarlison dhe më pas përfundoi te Palhinha, i cili shënoi nga afër.

Para pushimit, Haaland humbi një rast të artë kur goditi me kokë jashtë pas një krosimi të Rayan Cherki. Edhe pse City u përmirësua pas pjesës së dytë, rastet e pastra munguan përballë një mbrojtjeje solide të Tottenham.

Ruben Dias dhe zëvendësuesit Rodri e Bernardo Silva provuan me goditje me kokë, por pa shqetësuar Vicario-n, ndërsa në fund Trafford bëri një pritje të dyfishtë ndaj Solanke dhe Wilson Odobert për të shmangur një humbje edhe më të thellë.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në krye të tabelës në fillim të sezonit të Premier League./GazetaExpress/