Tottenham interesohet për Davidin e Juventusit - Gazeta Express
string(46) "tottenham-interesohet-per-davidin-e-juventusit"

Sport

Gazeta Express

03/11/2025 11:20

Tottenham interesohet për Davidin e Juventusit

Sport

Gazeta Express

03/11/2025 11:20

Spurs ka filluar të interesohet për një transferim të mundëshëm të sulmuesit të ri të Juventusit, Jonathan David.

Sipas raportimeve të gazetarit Sacha Tavolieri, sulmuesi i sapoardhur te Juventusi në afatin kalimtar të verës nuk po kalon formë të mirë te klubi italian ku në 12 paraqitje ka një gol dhe një asistim, dhe ‘Spurs’ me lëndimin e sulmuesit kryesor Dominic Solanke do të kërkojë një zëvendësues për afatin e transferimeve në janar.

David ka pasur problem përshtatjeje në kampionatin italian pas një super sezoni me klubin francez Lille ku në 49 ndeshje kishte shënuar 25 herë dhe kishe asistuar 12 herë.

Klubi londinez ka fituar vetëm 1 në pesë ndeshjet e fundit duke dështuar të shënojë në 3 prej tyre dhe Jonathan David do të ishte aset i rëndësishëm në këtë aspekt.

Jonathan David u transferua nga Lille në afatin e verës si transfer i lirë te Juventusi.

/GazetaExpress/