Tottenham e Man Utd pas Godinit - Gazeta Express
string(31) "tottenham-e-man-utd-pas-godinit"

Tottenham e Man Utd pas Godinit

Gazeta Express

26/03/2020 15:40

Qendërmbrojtësi uruguaian pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit dhe mund të përfundojë në Premierligë

Diego Godin pritet të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni.

Lexo Edhe:

Qendërmbrojtësi uruguaian nuk po ndihet rehat në Itali dhe gjatë verës do t’i bëjë valixhet gati.

Mediumi britanik “The Mirror” shkruan se interesim për ish-futbollistin e Atletico Madridit kanë shfaqur dy klube të Premierligës, përcjell Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Tottenhamin dhe Manchester Unitedin.

Trajneri Jose Mourinho e pëlqen veteranin e mbrojtjes dhe e do në Londër për sezonin që vjen.

Ndërkohë, edhe Ole Gunner Solskjaer e sheh Godinin si një alternativë të mirë për qendër të mbrojtjes. /Gazeta Express/