Tottenham e eliminon Cityn nga Carabao Cuo - Gazeta Express
string(42) "tottenham-e-eliminon-cityn-nga-carabao-cuo"

Tottenham e eliminon Cityn nga Carabao Cuo

Futboll

Gazeta Express

30/10/2024 23:46

Goli i parë i Timo Werner në 18 ndeshje ndihmoi Tottenhamin të eliminonte Manchester Cityn nga Carabao Cup me një fitore 2-1, me një ndër ndeshjet më interesante në rrethin e katërt të kësaj kupe

Werner hapi rrugën për fitoren e Spurs-it me një goditje të fuqishme në minutën e pestë, e cila u pasua nga një goditje e shkëlqyer e Pape Sarr në mes të pjesës së parë.

Lexo Edhe:

City reagoi me një gol nga Matheus Nunes në minutën e fundit të pjesës së parë, por pasi Pep Guardiola vendosi të mos e inkuadrojë Erling Haaland-in, Tottenham arriti ta ruajë rezultatin dhe kaloi në çerekfinale, duke u afruar një hap më pranë fitimit të një trofeu të cilin se kanë fituar që 16 vite.

Nuk ishte një natë tërësisht perfektë për Ange Postecoglou, pasi ai humbi Micky van de Ven nga një lëndimi, ndërsa edhe sulmuesi Savinho i Cityt u largua me një barelë jashtë, lëndime këto që do të kenë pasoja për të dy trajnerët.

Guardiola kishte deklaruar muajin e kaluar se City do të shpenzonte energji të pakët në këtë kompeticion, por u paraqit me një formacion të fortë në fushë me vetëm dy lojtarë të akademisë, Nico O’Reilly dhe James McAtee.

Njëjtë veproi edhe Postecoglou, megjithatë një nga pesë lojtarët që ai riktheu pas humbjes 1-0 ndaj Crystal Palace e justifikoi menjëherë zgjedhjen e tij.

Werner u rikthye në vend të 17-vjeçarit Mikey Moore dhe përfundoi agjërimin e tij të shënimit të golave ku ai nuk kishte shënuar nga marsi.

Spurs luajtën me një stil ndryshe, duke u nisur nga mbrojtja, përpara se Archie Gray të gjente Brennan Johnson, i cili e kaloi topin në drejtim të Dejan Kulusevski, dhe ky i fundit prodhoi një krosim perfekt për Wernerin i cili goditi nga 14 metra për të shënuar golin e parë në ndeshje.

Momentum-i i Tottenhamit u prish pak kur Van de Ven ndjeu dhimbje në kofshë pas një goditjeje ndaj Savinhos dhe dukej i shqetësuar teksa eci jashtë, duke u zëvendësuar nga Destiny Udogie.

Pas një gabimi nga i riu i Cityt, O’Reilly, miqtë mund të pasonin një gol tjetër por Kulusevski goditi shumë lart.

Ky ishte një paralajmërim për mysafirët pasi që nuk vonoi shumë dhe Spurs shënuan golin e dytë me Sarr në minutën e 25-të.

Ishte prapë një bashkëpunim Werner dhe Kulusevski të cilët kaluan topin të Sarr, që shënoi një gol të bukur nga 25 metra në këndin e poshtëm të portierit Stefan Ortega.

City rrezikoi në minutat në vazhdim me Ilkay Gundogan, Nunes e Phil Foden por pa rezultat.

Ata vazhduan sulmet edhe me Savinhon dhe Foden por prapë pa rezultat.

Savinho ishte kreator dhe asistues në golin që Nunes shënoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë për Manchester City.

Guardiola futi në lojë Josko Gvardiol dhe Mateo Kovacic në pjesën e dytë.

Postecoglou gjithashtu futi Yves Bissouma përpara se të merrte vendimin e papritur për të zëvendësuar kapitenin e përkohshëm Cristian Romero, i cili lozi mirë.

Tottenham mund të kishte rikthyer avantazhin e dy golave deri në këtë pikë pasi Werner e kaloi një distancë gjysmë të fushës por që nuk arriti të shënonte.

Deri në fund Tottenham e ruajti rezultatin dhe eliminoi skuadrën e Guardiolës nga një garë që ka qenë e preferuara e tij për ta fituar. /GazetaExpress/