Totaj vizitë klubeve: Prizreni shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2026” - Gazeta Express
string(69) "totaj-vizite-klubeve-prizreni-shpallet-qyteti-europian-i-sportit-2026"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 20:41

Totaj vizitë klubeve: Prizreni shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2026”

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 20:41

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi Klubin e Basketbollit “Bashkimi”, skuadrën kampione dhe krenarinë e qytetit. Gjatë takimit me lojtarët, stafin dhe drejtuesit e klubit, Kryetari Totaj shprehu mbështetjen e tij të parezervë për sukseset e radhës, me theks në përkushtimin institucional që titulli kampion të rikthehet sërish në Prizren.

Ai vuri në dukje investimet e realizuara, përfshirë renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” si dhe projektin madhor për ndërtimin e sallës moderne sportive me tri fusha basketbolli, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

“Bashkimi është emër i madh, traditë dhe pasion i prizrenasve. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë klubit tonë për të ndërtuar një të ardhme edhe më të ndritur” – u shpreh Kryetari Totaj.

Me këtë mbështetje, Prizreni synon të forcojë pozitën e tij si qendër e basketbollit kosovar dhe ta mbajë gjallë shpirtin sportiv në qytet.