Totaj takon sportistët dhe shoqatat kulturore e artistike të Prizrenit: Do të vazhdojmë ta rrisim mbështetjen - Gazeta Express
string(108) "totaj-takon-sportistet-dhe-shoqatat-kulturore-e-artistike-te-prizrenit-do-te-vazhdojme-ta-rrisim-mbeshtetjen"

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/10/2025 22:21

Totaj takon sportistët dhe shoqatat kulturore e artistike të Prizrenit: Do të vazhdojmë ta rrisim mbështetjen

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/10/2025 22:21

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar kontributin e madh të të rinjve, sportistëve dhe organizatave kulturore gjatë mandatit të parë të qeverisjes së tij, duke theksuar se përkushtimi i tyre ka qenë thelbësor për gjallërimin e jetës në qytet.

“Të rinjtë, sportistët dhe organizatat kulturore kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë mandatit tonë katërvjeçar. Ne çdo vit e kemi shtuar mbështetjen për ta dhe do të vazhdojmë ta rrisim përkrahjen për të gjithë ata që kanë ndikuar në fuqizimin e jetës kulturore, sportive e edukative në Prizren” – tha Kryetari Totaj.

Ai shtoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me komunitetin rinor dhe atë kulturor e sportiv do të mbetet prioritet edhe në mandatin e ardhshëm.

“Sonte, bashkë me ta, u mblodhëm për t’i kremtuar sukseset e shumta dhe u zotuam se në mandatin e dytë do ta ngrisim në nivel tjetër atmosferën e bukur të Prizrenit, duke e mbajtur të gjallë energjinë rinore, kulturore e sportive gjatë gjithë vitit” – theksoi Totaj.

Ai përfundoi se ky është vetëm fillimi i një faze të re të zhvillimit kulturor e social të Prizrenit, qytetit që po e kthen identitetin e vet si qendër e artit, sportit dhe energjisë rinore në Kosovë.