Totaj: Qeveria nuk na ndihmoi, më shumë përkrahje mori Shtimja sesa Prishtina e Prizreni bashkë - Gazeta Express
string(93) "totaj-qeveria-nuk-na-ndihmoi-me-shume-perkrahje-mori-shtimja-sesa-prishtina-e-prizreni-bashke"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 21:11

Totaj: Qeveria nuk na ndihmoi, më shumë përkrahje mori Shtimja sesa Prishtina e Prizreni bashkë

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 21:11

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi në Pressing në T7 se Qeveria Kurti e ka penguar punën e komunës dhe vetëm këtë vit ua ka marrë 7 milionë euro me përmbarues. Ai tha se më shumë është përkrahur Shtimja, që qeverisë VV me këtë komunë, sesa Prishtina e Prizreni bashkë.

Sa para janë të investuara gjatë katër viteve në Prizren?, u pyet Totaj në Pressing.

“I bjen rreth 100 milionë investime dhe kemi pas bashkëpunim të mirë me operatorët ekonomikë të cilët kanë punuar pa hile. E kemi pas një problem se planifikimet buxhetore shpesh na u kanë çrregullu për shkak të intervenimeve të njëanshe të Qeverisë. Përmes përmbaruesve na kanë marrë paratë pa të drejtë, si pasojë e kontratës kolektive të cilën e ka nënshkru Ministria e Arsimi…Këto na kanë zvogëlu buexhetin. Qeveria këtë vit na kanë marrë 7 milionë euro me përmbarues”, tha Totaj në Pressing, transmeton Express.

“Ndërpriten punimet, por improvizojmë”, tha kryetari, për shkak të mungesës së fondeve.

“Qeveria nuk na ka ndihmu, përveç tjerash na ka pengu. Qeveria prej fondeve të veta më shumë i ka dhënë përkrahje Shtimes sesa Prizrenit e Prishtinës bashkë. Është nonsens”, u shpreh Totaj në Pressing.