Totaj njofton qytetarët për largimin e largpërçuesit të rrymës nga Transiti i ri në Prizren - Gazeta Express
string(91) "totaj-njofton-qytetaret-per-largimin-e-largpercuesit-te-rrymes-nga-transiti-i-ri-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 14:34

Totaj njofton qytetarët për largimin e largpërçuesit të rrymës nga Transiti i ri në Prizren

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 14:34

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar qytetarët se më 25 shtator 2025, rruga “Agim Shala” – Transiti i Ri do të jetë e bllokuar për qarkullim nga ora 06:00 deri në 12:00, për shkak të punimeve në dislokimin e kabllove ajrore.

Kryetari Totaj tha se ky është një hap i domosdoshëm drejt modernizimit të infrastrukturës rrugore dhe elektrike në qytet.

“Ky intervenim është pjesë e përpjekjeve tona për ta përmirësuar nivelin e sigurisë dhe funksionalitetin e infrastrukturës. Po eliminojmë çdo pengesë që e ka vonuar këtë projekt dhe po e hapim rrugën për një qytet të zhvilluar” – deklaroi Totaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së punimeve, duke shtuar:

“Ju falënderojmë për duriminh dhe bashkëpunimin. Përmes këtyre projekteve, po ndërtojmë një Prizren më të sigurt dhe më funksional për të gjithë”.

Kryetari Totaj fton qytetarët që ta shmangin këtë aks rrugor gjatë orarit të punimeve dhe të ndjekin udhëzimet për qarkullim alternativ, në mënyrë që punët të përfundojnë sa më shpejtë.