Totaj: Në arsim dhe shëndetësi investuam në infrastrukturë dhe forcim të cilësisë e shërbimeve - Gazeta Express
string(93) "totaj-ne-arsim-dhe-shendetesi-investuam-ne-infrastrukture-dhe-forcim-te-cilesise-e-sherbimeve"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 21:16

Totaj: Në arsim dhe shëndetësi investuam në infrastrukturë dhe forcim të cilësisë e shërbimeve

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 21:16

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, në debatin e sontëm të balotazhit ka përmendur arritjet e qeverisjes së tij në arsim dhe shëndetësi, si dhe projektet që synon të realizojë në mandatin e ardhshëm.

Ai tha se gjatë katër viteve të fundit janë funksionalizuar dy çerdhe të reja, dy janë në proces, ndërsa është bërë renovimi i plotë i pesë shkollave. Totaj shtoi se janë ndërtuar edhe terr ene sportive në pesë shkolla, është rritur numri dhe vlera e bursave, ndërsa për mandatin e ardhshëm ai parasheh digjitalizimin e shërbimeve arsimore dhe sigurimi i transportit për nxënës.

Në fushën e shëndetësisë, ai përmendi finalizimin e QKMF 2, ndërtimin e QMF-së në Korishë dhe fillimin e punimeve për QMF-në në lagjen Tusuz, si dhe blerjen e pajisjeve për diagnostikimin e kancerit.

Totaj tha se në mandatin e ardhshëm prioritet do të jetë modernizimi i infrastrukturës mjekësore, programi “Mjeku në shtëpi”, sigurimi i barnave esenciale, si dhe subvencionimi i nënave lehona dhe transportit public falas për nxënës, pensionistë, ushtarë e policë.