Totaj: Kërkesa e presidentes Osmani për blerje kohe është nonsens - Gazeta Express
string(64) "totaj-kerkesa-e-presidentes-osmani-per-blerje-kohe-eshte-nonsens"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 17:42

Totaj: Kërkesa e presidentes Osmani për blerje kohe është nonsens

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 17:42

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani që për pezullimin e afatit 30 ditor të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit.

Totaj ka thënë se kjo është nonsens dhe se nuk e di ku çon kjo situatë e blerjes së kohës.

“Është nonsens. Mu dok befasi, sepse nuk e di ku çon kjo situatë kështu t’u ble kohë. Kur s’ka ndryshu qe 50 seanca”, ka thënë Totaj.

Ai ka deklaruar se përgjegjësia për situatën është e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka shtuar se PDK është treguar konstruktive kur Kurti e ka ftuar në takime./Express/