Totaj jep zotimin e ri për nënat lehona: Vazhdon rritja e përkrahjes në mandatin e dytë - Gazeta Express
string(86) "totaj-jep-zotimin-e-ri-per-nenat-lehona-vazhdon-rritja-e-perkrahjes-ne-mandatin-e-dyte"

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/09/2025 16:52

Totaj jep zotimin e ri për nënat lehona: Vazhdon rritja e përkrahjes në mandatin e dytë

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/09/2025 16:52

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ritheksuar zotimin e tij për të mbështetur nënat e reja, duke premtuar rritje të shumës së përkrahjes financiare në mandatin e ardhshëm.

“Nëna Drenusha Bytyqi nga Prizreni është njëra prej shumë nënave që kanë përfituar nga programi ynë i përkrahjes për lehonat. Kjo politikë ka qenë një nga prioritetet tona dhe do të mbetet edhe në të ardhmen” – deklaroi Kryetari Totaj.

Ai shtoi se përkrahja për nënat dhe fëmijët është investim në të ardhmen e Prizrenit:

“Rritja e përkrahjes është jetike për të siguruar mundësi më të mëdha për nënat dhe fëmijët e Prizrenit. E falënderoj Drenushën dhe të gjitha nënat që besojnë në këtë projekt, sepse mbështetja e tyre është motiv për të vazhduar edhe më fuqishëm”.

Kryetari Totaj përfundoi me zotimin se kjo përkrahje do të rritet sërish:

“Do ta rrisim edhe një herë shumën e përkrahjes për të gjitha nënat e reja, sepse kujdesi ndaj tyre është kujdes për të ardhmen e qytetit tonë”.