Toshkovski: Nëse kaloni në dritë të gjelbër dhe mbeteni në kryqëzim, kjo do të trajtohet si pengim të trafikut - Gazeta Express
string(108) "toshkovski-nese-kaloni-ne-drite-te-gjelber-dhe-mbeteni-ne-kryqezim-kjo-do-te-trajtohet-si-pengim-te-trafikut"

Maqedoni

Gazeta Express

20/02/2026 10:40

Toshkovski: Nëse kaloni në dritë të gjelbër dhe mbeteni në kryqëzim, kjo do të trajtohet si pengim të trafikut

Maqedoni

Gazeta Express

20/02/2026 10:40

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski,, tha se është krenar për implementimin e sistemit të ri “Safe City” dhe se numri i shkeljeve është ulur në mënyrë drastike, përkatësisht nga 120 mijë sa ishte në fillim në fazën testuese, tani ka vetëm 500 shkelje.

Toshkovski në emisionin “Click Plus” në “TV21” theksoi se ka përfunduar koha e sjelljeve të rrezikshme dhe e vozitjes së shpejtë nëpër rrugë.

“Në fillim të periudhës testuese, numri i shkeljeve ishte 120.000, ndërsa sot kemi 500 deri në 600 shkelje, ndonjë ditë 700 apo 800, por gjithsesi një numër dukshëm më të ulët shkeljesh. Bëhet fjalë për shkelje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq ose drejtim të mjetit motorik të paregjistruar. Këto janë shkeljet që i konstaton sistemi. Në të ardhmen do ta zbatojmë edhe për ndalime të gabuara dhe parkime të gabuara. Nuk ka person që drejton mjet motorik në Shkup dhe që nuk i sheh përfitimet e këtij sistemi inteligjent. Nuk ka më sjellje të çrregullta nëpër rrugë, nuk ka më shpejtësi të çmendura, dhe kjo vërehet. Nuk ka më atë intolerancë. Numri i aksidenteve po zvogëlohet, numri i të lënduarve dhe i të vdekurve po ashtu po zvogëlohet; qëllimi që donim të arrinim ka marrë reagim shumë pozitiv nga publiku”, deklaroi Toshkovski.

I pyetur se çfarë ndodh nëse një automjet kalon në dritë të gjelbër të semaforit, por për shkak të trafikut të dendur përfundon në mes të kryqëzimit, Toshkovski tha se në raste të tilla do të trajtohet si shkelje, por me trajtim tjetër, pra jo si kalim me dritë të kuqe, por si pengim i qarkullimit në kryqëzim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement