Toshkovski: Kur jemi së bashku, mund t’i përgjigjemi çdo sfide - Gazeta Express
string(59) "toshkovski-kur-jemi-se-bashku-mund-ti-pergjigjemi-cdo-sfide"

Maqedoni

Gazeta Express

14/03/2026 17:05

Toshkovski: Kur jemi së bashku, mund t’i përgjigjemi çdo sfide

Maqedoni

Gazeta Express

14/03/2026 17:05

Treguam se shteti dhe institucionet, posaçërisht me mjekët, infermieret dhe punëtorët shëndetësorë, kur jemi së bashku, të përkushtuar, mund t’i përgjigjemi çdo sfide. Ministria e Punëve të Brendshme demonstroi gatishmëri maksimale profesionale në fushën e transportit dhe ndërmarrjen e të gjitha përgjegjësive për gjithçka që nevojitej për t’iu përgjigjur shërbimeve mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkoski, në fjalimin e tij në panelin e parë “Mekanizmi evropian i mbrojtjes civile dhe përgjigja ndërkombëtare: Koordinimi, solidariteti dhe përvojat” në kuadër të “Konferencës ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan”, që po mbahet sot në Shkup.

Ai u shprehu ngushëllime familjeve të të ndjerëve dhe mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan në përballimin e tragjedisë.

“Besoj se solidariteti, hapja dhe gatishmëria e tyre për të ndihmuar ishin thelbësore që ne të mund të përgjigjemi në mënyrë sa më adekuate ndaj gjithçkaje që ndodhi, e cila ishte një tragjedi e madhe”, përfundoi Toshkovski.

Sipas tij, stërvitja simuluese për mbrojtjen civile që u krye pak para tragjedisë në Koçani, me pjesëmarrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë, Kryqit të Kuq, Shërbimit zjarrfikës të Qytetit të Shkupit, ishte udhëzuese për atë që duhet të përmirësohet dhe si të reagohet në të ardhmen.

“Më 1 shkurt 2025, morëm pjesë në stërvitje, në vendin Kadino në Shkup, në një aksident të simuluar trafiku midis një furgoni që transportonte migrantë dhe një autobusi me shumë viktima. Të gjitha këto institucione duhej të reagonin brenda kompetencave të tyre, të reagonin sa më shpejt, në mënyrë që të kemi përgjigjen më të mirë të mundshme ndaj situatës që ishte krijuar. Kjo stërvitje ishte vërtet shumë mirë e organizuar dhe shumë e dobishme jo vetëm për anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët ishin në vendngjarje, siguruan ngjarjen, kryen intervista me autorë të mundshëm të çdo krimi, me dëshmitarë, ofruan ndihmë viktimave dhe i shoqëruan ata në institucionet shëndetësore. Ishte me dobi të madhe për të gjitha institucionet që ishin në terren”, tha Toshkovski.

Stërvitja, theksoi ai, ka qenë e dobishme për atë që duhet të përmirësojnë dhe si të reagojnë në të ardhmen. Të gjithë pjesëmarrësit arritën në përfundimin se duhet të ketë më shumë ushtrime të tilla në të ardhmen në mënyrë që të jenë më të përgatitur për situata të padëshirueshme, që mund të ndodhin.

Në ditën e tragjedisë, por edhe në ditët pastaj, theksoi ai, Ministria angazhoi rreth 3.000 nëpunës policorë, të cilët, përveç sigurimit të vendit të ngjarjes, kryen inspektim, ndërmorën të gjitha aktivitetet kriminale-operative që lidhen me ngjarjen kriminale-juridike dhe u përfshinë në të gjitha veprimet pasuese që lidhen me shpëtimin e jetëve të njerëzve, transportimin e pacientëve e ngjashëm.

Ai uroi që një fatkeqësi e tillë më të mos ndodhë kurrë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement