Torta për Simiqin, Behrami i reagon Sali Zybës: Je aksident politik, do t'i ndjekim të gjitha procedurat ligjore - Gazeta Express
string(108) "torta-per-simiqin-behrami-i-reagon-sali-zybes-je-aksident-politik-do-ti-ndjekim-te-gjitha-procedurat-ligjore"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 19:57

Torta për Simiqin, Behrami i reagon Sali Zybës: Je aksident politik, do t’i ndjekim të gjitha procedurat ligjore

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 19:57

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i ka reaguar Sali Zybës së Vetëvendosjes, duke deklaruar se do të “ndjekin rrugët ligjore për shpifjet e tij”, pasi Zyba tha se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Serbe.

Behrami e ka quajtur Zyben “aksident politik”.

“Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Behrami.

Reagimi i tij i plotë:

Sa herë që thesi i rrenave u harxhohet, i kthehen Serbisë, Radojçiqit dhe Listës Serbe, të cilat e mbajnë Kurtin dhe VV-në politikisht gjallë.

Sa herë që Kurti e humb betejën me popullin, përmes Dejonës, e ndërsyn tipin e Zybës, të cilin e ka bërë deputet me qykë të zorit për ta mbajtur grupin e tij parlamentar nën kërcënim të vazhdueshëm.

Por, për shpifjet e Zybës do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, derisa demokracia do të triumfojë mbi tundimet autokrate të Kurtit.

Sa për tortë, kumbarët e Listës Serbe në Kuvend dihet kush janë.

Është Kurti me VV-në që kërkojnë votën e fshehtë për të siguruar votën e Listës Serbe.

Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës.