Torino fiton ndaj Bolognas, Vojvoda luan tërë ndeshjen - Gazeta Express
string(53) "torino-fiton-ndaj-bolognas-vojvoda-luan-tere-ndeshjen"

Futboll

Gazeta Express

12/12/2021 14:33

Torino fiton ndaj Bolognas, Vojvoda luan tërë ndeshjen

Futboll

Gazeta Express

12/12/2021 14:33

Torino arriti të shënojë fitore me rezultat 2:1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të Serie A.

Sanabria realizoi për 1:0, kurse epërsia u dyfishua në minutën e 69-të kur Skorupski shënoi autogol, shkruan Gazeta Express.

Krejt çfarë bëri Bologna ishte goli i ngushtimit të rezultatit nga Orsolini nga penalltia në minutën e 79-të.

Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda luajti për 90 minuta dhe pati një paraqitje dinjitoze.

Me këtë fitore, Torino shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e 12, kurse Bologna mbetet e nënta me 24 pikë gjithsej. /Gazeta Express/